THETHI
THETHI
THETHI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

THETHI

WELCOME TO THE INTERNATIONAL PARK OF ALBANIA--MIRE SE VINI NE PARKUN NDERKOMBETAR TE SHQIPERISE
 
HomeOnlineGallerySearchLatest imagesRegisterLog in

 

 TURIZMI

Go down 
AuthorMessage
guri
Admin
guri


Number of posts : 9
Age : 40
Registration date : 2007-07-18

TURIZMI Empty
PostSubject: TURIZMI   TURIZMI Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 5:45 am

Pasurit natyrore


Resurset natyrore tė kėsaj zone janė tė lidhura sė bashku edhe me trashėgiminė kulturore dhe historike tė banorėve vendas, duke formuar kėshtu, bazat mė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e turizmit. Lidhur me kėtė fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin mė tė pėrshtatshėm pėr turizėm ndėr Bjeshkėt e Veriut tė Shqipėrisė, duke e krahasuar atė me viset e bukura tė Tirolit, Austri.

Ndėrsa pėr banorėt e kėsaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh nė besė, nė asnjė vend tjetėr tė botės nuk do tė ndihesh mė i sigurtė”. Resurset natyrore i dallon ēdo vizitor, sa lė Grykėn e Ndėrlysės dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit tė Grunasit qė ėshtė rreth 2 km i gjatė, 40 deri 60 m i thellė dhe vetėm 2 deri nė 3 m i gjėrė.

Pėrveē kanionit, nė Theth gjenden njė numėr i konsiderueshėm shpellash, por ato qė kanė tėrhequr vėmendjen e shumė alpinistėve, spelologėve, gjeografėve etj, janė Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathėve, tė cilat me pėrmasat e tyre dhe dukuritė interesante qė mbartin brenda tyre si liqenet nėntokėsore, galeri, sifone etj., janė bėrė shkak i shumė legjendave tė krijuara nga vetė banorėt e zonės.

Njė bukuri natyrore, tė veēantė, tė bjeshkėve tė veriut, shpalos nė kėtė zone, Ujvara e Thethit me lartėsi 25m, ku sė bashku me cirqet pėrreth dhe Mullirin e Blojes, formojnė njė nga vėndet mė interesante pėr t’u vizituar. Por jo mė pak tėrheqės ėshtė edhe vendburimi i lumit tė Shalės nė Okol, burimet e tė cilit nxjerrin 2.5 deri nė 3 m kub ujė nė sekond, qė vė nė punė njė hidrocentral tė vogėl dhe 12 mullinj, qė shėrbejnė pėr ujė tė pijshėm, cilėsia dhe pastėrtia e tė cilit ėshtė pėr t’u admiruar.
Back to top Go down
https://thethi.board-directory.net
 
TURIZMI
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
THETHI :: Your first category :: vizit thethi-
Jump to: