THETHI
THETHI
THETHI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

THETHI

WELCOME TO THE INTERNATIONAL PARK OF ALBANIA--MIRE SE VINI NE PARKUN NDERKOMBETAR TE SHQIPERISE
 
HomeOnlineGallerySearchLatest imagesRegisterLog in

 

 THETHI NGA LASHTESIA DERI SOT

Go down 
AuthorMessage
guri
Admin
guri


Number of posts : 9
Age : 40
Registration date : 2007-07-18

THETHI NGA LASHTESIA DERI SOT Empty
PostSubject: THETHI NGA LASHTESIA DERI SOT   THETHI NGA LASHTESIA DERI SOT Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 5:28 am

THETHI NGA LASHTESIA DERI SOT.

Historia e Thethit dhe e Shalės ishte e lidhur me atė tė fisit ilir tė Labeatėve. Nė shekullin e VIII-tė, kjo zonė ishte pjesė e Pultit, i cili ndahej nė Pultin e sipėrm dhe Pultin e poshtėm. Thethi pėr herė tė parė shfaqet i dokumentuar nė Defterin e regjistrimit tė Sanxhakut tė Shkodrės, nė vitin 1485, me emrin Fusha dhe nė atė kohė kishte vetėm 7 shtėpi tė mėdha.

Nė shekullin e XVI–tė, turqit e izoluan kėtė zonė nga Shkodra dhe Malėsia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qendėr nė Pejė. Qė nga ajo kohė Thethi konsiderohet pjesė e Dukagjinit. Edhe sot, tė tri zonat sė bashku: Shala, Shoshi dhe Pulti konsiderohen pjesė e Dukagjinit. Mė pas nė fillim tė shekullit tė XIX-tė, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojė kėtė zonė me Bushatlinjtė e Shkodrės.

Coronelli ėshtė i pari qė e pėrmend Thethin nė hartėn e vitit 1688, ndėrsa nė vitin 1916-1917 shkon nė fshatin Theth at Shtjefėn Gjeēovi, i cili shkruan pėr tė dhe e bėn tė njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollė tė ndėrtuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe mė pas nė 1936 hapet rruga automobilistike qė shoqėrohet njė vit mė vonė me hapjen e njė agjencie turistike.

Me kalimin e viteve qė nga viti 1968 e nė vazhdim do tė hapen disa qendra tė tjera turistike dhe do tė ndėrtohen godina, hotele e shumė objekte tė tjera, qė do tė prisnin vizitorė tė shumtė nga e gjithė Shqipėria dhe Evropa Lindore pėr 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri nė 600 vetė dhe nė dimėr mbi 400 vetė, mesatarisht 1 pushues pėr 1 banor.

Nė vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombėtar”. Pas ndryshimeve tė ‘90–tės, hoteli funksionon vetėm pjesėrisht me njė kapacitet prej 30 shtretėrish dhe ėshtė privatizuar. Deri nė vitin 1997, hoteli, qė sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e pėrcjellė shumė pushues vendas e tė huaj, por me trazirat qė pėrfshinė gjithė vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit tė zonės turistike tė Thethit.

Bukuritė e papėrsėritshme tė kėtij fshati malor nė zemėr tė Alpeve shqiptare, e bėjnė Thethin qė tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm nė natyrėn dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veēoritė e tij dhe nga vendndodhja pranė kufirit, Parku Kombėtar i Thethit ėshtė propozuar qė tė jetė pjesė e njė parku ndėrballkanik tė quajtur Parku i Paqes, ku tė pėrfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Back to top Go down
https://thethi.board-directory.net
 
THETHI NGA LASHTESIA DERI SOT
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» THETHI, PARK ZOOLOGJIK NATYROR

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
THETHI :: Your first category :: vizit thethi-
Jump to: